Ministrat e BE-së diskutojnë për krizën në Shqipëri
Pas takimit, presidenti i Komisionit Evropian, Manuel Barroso, deklaroi në konferencën për shtyp, duke theksuar se gjatë këtij takimi është diskutuar edhe situata politike në Shqipëri.
"27 ministrat e Jashtëm të vendeve që përbëjnë Bashkimin Evropian me në krye baroneshën Cathrine Ashton, shefen e diplomacisë së BE-së do të hartojnë një deklaratë të prerë për zgjidhjen e krizës shqiptare", thanë burime diplomatike.
Gjithashtu gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit. Një vend të veçantë i është kushtuar gjithashtu edhe ekonomisë së vetë bllokut.
Në këtë drejtim, Kryeministri i Luksemburgut vlerësoi rolin e grupit ekonomik të BE-së në diskutimin e çështjeve më të rëndësishme që shqetësojnë bllokun. "Ne diskutuam për deficitin buxhetor, borxhin publik dhe për gjetjen e të gjitha mekanizmave për të kaluar krizën financiare dhe ekonomike që prek vendet e bllokut", tha Juncker.
Ai vuri në dukje se "ka një euro-grup që funksionon si një grupim i Ministrave të Financave të BE-së dhe koordinohet me ekipin ekonomik të KE-së". "Unë besoj se ky grup do koordinohet me të gjitha qeveritë kombëtare dhe ministrat e Financave do të kenë mundësi të bashkëpunojnë lidhur me çështjet ekonomike", tha ai.