E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Të hapen menjëherë dhe pa kushte kalimet për në Gaza

Në konkluzionet e mbledhjes së sotme, të zhvilluar në Luksemburg, Këshilli i Jashtëm i Bashkimit Evropian, dënoi përdorimin e dhunës gjatë operacionit izraelit kundër flotës me ndihma humanitare dhe kërkon një hetim të plotë dhe të menjëhershëm që përfshin një "pjesëmarrje të besueshme ndërkombëtare".

"Në një situatë që tashmë konsiderohet e paqëndrueshme, Këshilli i Jashtëm i BE-së bën apel për hapjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të pikave të kalimit për ndihmat humanitare, mallrat dhe individët, drejt dhe nga Gaza, përfshi mallra që shkojnë nga Cisjordania, duke gjetur një zgjidhje që të konsiderojë shqetësimet legjitime të Izraelit për sigurinë, përfshi ndalimin e menjëhershëm të ushtrimit të dhunës dhe luftimet me armë zjarri në territorin e Gazës. BE është e gatshme të kontribuojë për realizimin e një mekanizmi bazuar në marrëveshjen e vitit 2005 për lëvizjen dhe aksesin, që do të lejonte rindërtimin e Gazës dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së saj. Objektivi kryesor është hapja e pikave të lëvizjes nëpërmjet tokës dhe mundësisht nëpërmjet detit", thuhet në deklaratën përfundimtare të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›