E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Bullgarisë, Greqisë, Sllovenisë, nxirrni rezultatin!

"Ne vazhdojmë të vëzhgojmë me shqetësim zhvillimet pas zgjedhjeve lokale të 8 majit në Shqipëri. Këto zgjedhje janë parë si një mundësi për të dhënë dëshminë për aftësinë e Shqipërisë për të arritur standardet demokratike dhe mundësi për të vazhduar perspektivën evropiane”.
 

Kështu kanë deklaruar ministrat e jashtëm të Bullgarisë, Greqisë dhe Sllovenisë, ku me anë të një deklarate, kanë shprehur shqetësimin për zgjedhjet në Shqipëri.
 

“Rezultatet e ngushta në Tiranë, polarizuan mjedisin politik dhe mungesa e besimit mes qeverisë dhe partive të opozitës nënkupton që të gjitha palët të bëjnë përpjekjet e duhura për të zgjidhur problemet përmes marrëveshjes dhe dialogut. Prioriteti i parë duhet të jetë mbrojtja e ligjshmërisë dhe kredibiliteti i procesit të numërimit të votave”.
 

Në këtë klimë politike të nxehtë, e ndërsa ende nuk ka dalë verdikti përfundimtar, ministrat kërkojnë shpejtësi në nxjerrjen e rezultatit.

“Autoritetet duhet të garantojnë se rezultatet zyrtare të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur dhe se kjo duhet të jetë në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. U kërkojmë të gjitha palëve të krijojnë një proces demokratik dhe paqësor. Shqipëria duhet të rikthejë urgjentisht dialogun politik mes qeverisë dhe opozitës, i cili është rëndësishëm për funksionimin normal të shoqërisë demokratike. U kërkojmë palëve të tregojnë kujdes në deklaratat dhe veprimet e tyre. Evitimi i dhunës dhe kontributi për normalizimin e situatës është një përgjegjësi e tyre. Një Shqipëri e qëndrueshme dhe demokratike është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor", thuhet në deklaratën e tre ministrave.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›