Ministrat e Eurozones takim per Greqine

Ministri francez i Financave u shpreh se janë të gjithë elementet e nevojshëm që Greqia të marre kredinë e radhës nga BE-ja dhe FMN-ja. Deklarata e tij erdhi në një kohë që Ministrat e Financave të Eurozonës pritet të mblidhen në Bruksel për të diskutuar mbi Greqinë. Athina ka nevojë për130 miliardë euro për tëshmangur falimentimin.
Të dielën kryeministri grek Lucas Papademos shkoi në Bruksel në përpjekje për të përfunduar marrëveshjen. Sekretari amerikan i Thesarit Timothi Gajtner tha se SHBA kishte inkurajuar FMN-në për të mbështetur kredinë. Më shumë se 5 vjet recesion e kanë lënë Greqinë me një borxh prej 160% të PBB. Udhëheqësit e eurozonës dhe FMN-së thanë në tetor se borxhi i Greqisë duhet të reduktohet në 120 të PBB deri nëvitin 2020.
Raunde të njëpasnjëshme të masave shtrënguese, të kërkuara nga BE-ja, FMN dhe Banka Qendrore Evropiane -, kanë dështuar për të rikthyer rritjen dhe kanë provokuar përplasje mes protestuesve dhe policisë.