E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuotat ne liqenin e Fierzes te uleta

Niveli i liqenit të Fierzës paraqitet i ulët në krahasim me mesataren e nivelit të këtij liqeni. Sipas të dhënave të fundit të Koorporatës Elekotrenergjetike Shqiptare niveli i ujit një hidrocentralin e Fierzës është 255.94 metra dhe prurjet e ujit arrijnë në 60 metër kub për sekond. Këto janë parametra shumë të ulët, që e karakterziojnë këtë basen. Rreth 2 vjet më parë prurjet ekstreme në Fierzë shkuan deri në rreth 3 mijë metra kub në sekondë, një nivel tepër i rrallë, për shkak të rreshjeve të panderprera të shiut. Ndërkaq, tre ditë më parë prurjet ishin më të pakta, në rreth 40 metra kub në sekonde. Kjo për arsyen se bora nuk kishte nisur ende të shkrinte. Por, niveli i liqenit ishte më i lartë, në 257 metra. Një nivel më i ulët i liqenit aktualisht, shpjegohet me faktin se KESH ka vijuar të prodhojë normalisht energji për konsumin e brendshëm dhe si rrjedhoje niveli i liqenit ka zbritur me me teper se 1 meter. Kjo është një nga arsyet që të bën të mendosh se rritja e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, nuk do të kapërcejë kurrë nivelet maksimale, pasi do jetë gjithmonë mundësi e prodhimit të energjisë, aq të nevojshëm për konsum, sikurse në rastin më të mirë, për eksportin e saj. Aktualisht 14 milionë kilovat orë energji prodhohen në vend dhe pjesa tjetër, prej 12 milionë kilovat ore, importohet nga CEZ dhe KESH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›