E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë Shqipërinë

çështja e krizës politike do të shtrohet sërish për diskutim në tavolinat evropiane.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë sot, në Luksemburg për situatën politike në Shqipëri.
Burime zyrtare nga delegacioni i BE-së në Tiranë bëjnë të ditur se " sot në Luksemburg , ministrat e jashtëm të BE -së do të diskutojnë situatën politike në Shqipëri në sfond të nismës së ndërrmarë nga kreu i grupit të Partive Popullore Europiane Jozeph Doul dhe ai i Grupit të Partive Socialiste Europiane Martin Schulz, të cilët mbështeten nga Përfaqësuesja e lartë e BE Cathertinë Ashton dhe komisioneri i zgjerimit , Stephan Fuele."
Kjo nismë ka të bëjë më një draft marrëveshjeje që palët duhet ta nënshkruajnë dhe me paralajmërimin se në rast të kundërt rrezikohet të ndërpritet procesi integrues i Shqipërisë në BE.
Lideri i opozitës Edi Rama deklaroi në prag të këtij takimi se "është i gatshëm të nënshkruajë çdo marrëveshje kompromisi që i hap rrugën transparencës." Ndërsa qëveria i bëri thirrje opozitës të pranojë ofertën e saj për "një komision hetimor parlamentar, ku drejtimin dhe shumicën e tij ta ketë opozita, por që nuk do të ketë objekt hapjen e kutive të votimit" .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›