E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë për Kosovën, apel bashkëpunimi me Eulex

Bruksel, 7 dhjetor, NOA - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian gjatë një takimi të posaçëm që pritet të mbahet sot në Bruksel do të marrin në shqyrtim edhe çështjen e Kosovës.

Mediat aludojnë se ata pritet tu bëjnë thirrje autoriteteve të Kosovës për një bashkëpunim më të madh me EULEX-in dhe për mbështetje përpjekjeve të këtij misioni në fushën e rendit dhe të ligjit.

Në përfundim të këtij takimi pritet të hartohet edhe një draft i posaçëm me konkluzionet që priten të miratohen.

Nga ana tjetër,  ministrat e BE-së do të diskutojnë për raportet e progresit për secilin vend veç e veç të cilat i kishte paraqitur Komisioni Evropian në tetor, duke u bazuar tek të dhënat e tyre lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›