Përfaqësuesit e 192 vendeve diskutojnë sot mbi ngrohjen globale

Vendet nga e gjithë bota do të mblidhen sot në Kopenhagen për bisedimet 12-ditore mbi luftën kundër ngrohjes globale.192 anëtarët e Konventës së OKB-së për ndryshimin e klimës janë nën presion për të arritur një marrëveshje për të vendosur objektiva për kontrollimin e çlirimit të gazeve të dëmshme, dhe të bien dakord se sa duhet që vendet e pasura të paguajnë për energji të pastër për vendet e varfra.
Pjesëmarrësit do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje ndërkombëtare për reduktimin e gazeve të dëmshme që do të zëvendësonte Protokollin e Kjotos të vitit 1997, i cili skadon në vitin 2012.
Zyra e kryeministrit indian, Manmohan Singh, njoftoi të shtunën se ai do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi klimën në Kopenhagen, e cila hap punimet diitën e hënën.
India është një prej vendeve të botës që çliron më shumë dioksid karboni, që është një shkaktar për ngrohjen globale. Qeveria e Nju Delhit deklaroi kohët e fundit se do të ulë emetimin e këtij gazi me 20 deri 25 për qind deri në vitin 2020, krahasuar me nivelet e vitit 2005. Presidenti Obama ka vendosur të marrë pjesë në mbyllje të konferencës së OKB-së mbi klimën në Kopenhagen të Danimarkës, pasi siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, është bërë përparim i dukshëm drejt një marrëveshjeje konkrete.