E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurban Bajrami i parë në Kosovën e Pavarur

Prishtinë - Për herë të parë, besimtarët myslimanë në Kosovë kanë festuar Kurban Bajramin në Kosovën e Pavarur. Ceremonia kryesore e faljes së Kurban Bajramit është kryer në xhaminë e Çarshisë në Prishtinë ku kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava theksoi se "Për ne kjo festë dhe ky vit janë më të veçantë, kemi arsye për më shumë gëzim dhe falenderim, sepse tashme e kemi bërë realitet shtetin tonë, për të cilin janë sakrifikuar e martirizuar bijtë e bijat më të mira të këtij populli”.

"Me ndihmën e Allahut dhe të miqve tanë, si dhe me angazhimin tonë të sinqertë, do ta bëjmë Kosovën një oaz të paqes, ku secili qytetar pa marrë parasysh besimin e etninë e tij do ta ndieje veten krenar dhe me dinjitet", theksoi myftiu Tërnava.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›