Ministrat e Jashtem te BE vendosin sanksione te reja kunder Libise

Siria
Ishte nje keshill ministrash i sanksioneve. Per kater shtete njeheresh vendosen ministrat qe ti ashpersojne sanksionet Siria Irani Libia dhe Bjellorusia. Ne rastin e Sirise BE ne fillim e pati perjashtuar nga sanksionet presidentin Bashar al Assad. Por shpresa se ai do te ndryshonte qendrim nuk u plotesua keshtu u shpreh ministri i Jashtem i Gjermanise Guido Westerwelle
Presidentit sirian i ofruan nje ure qe ai vete nuk do te preket nga sanksionet po te kthehet tek politika e dialogut dhe po ta nderprese represionin kunder popullit te tij. Ne kete ure ai nuk deshi te kaloje. Dhe prandaj ne duhet ti zgjerojme tani sanksionet sepse nese dikush e shtyp ne kete menyre popullin e tij atehere kjo nuk mund te mbetet pa pergjigje ne Bashkimin Evropian.
Assadi dhe nje grup personash te familjes dhe te rrethit te tij udheheqes nuk lejohet te udhetojne me ne BE pasurite e tyre ne Evrope bllokohen.
Irani
Persa i perket Iranit tani rreth 100 sipermarrje nuk lejohet te bejne me biznes me BE. Me kete Brukseli synon ta detyroje Iranin te kthehet ne tryezen e negociatave per te folur per politiken atomike iraniane.
Bjellorusia
Per Bjellorusine ndaj 13 veteve rreth presidentit Alexander Lukashenko u vendos ndalim udhetimi. Ministri i Jashtem i Suedise Karl Bildt u shpreh sapo mberriti ne Bruksel per gjendjen atje.
Ne Minsk i cili gjendet gjithsesi ne kontinentin evropian ne ndeshemi edhe me tej me procese politike dhe denime politike te cilat jane krejtesisht te papranueshme.
Libia
Ne trajtimin ndaj Libise BE eshte perkundrazi i percare dhe nuk di cte beje. Disa shtete e mbeshtesin angazhimin ushtarak te NATO-s te tjera jo. Dhe megjithe luftimet per jave te tera nuk duket ne horizont ndonje fitore e kryengritevse kunder trupave te kryetarit te shtetit Muamar Gaddafi. Gjithsesi perfaqesuesja per politiken e jashtme te BE Catherine Ashton hapi te dielen nje zyre te BE ne keshtjellen e kryengritesve ne Bengasi dhe garantoi atje per mbeshtetje afatgjate.
Une ndodhem ketu per te thene qarte se mbeshtetja e BE nuk do te jete vetem afatshkurter por e gjere dhe e thelle. Ne duam tju mbeshtesim jo vetem tani por edhe thelle ne te ardhmen per aq kohe sa te duan njerezit te na kene ne kete vend.
Vend te gjere zuri ne Bruksel edhe debati per Lindjen e Afert. Pas dakordimit midis fraksioneve palestineze Hamas dhe Fatah dhe kur presidenti i SHBA Barak Obama kerkon nje zgjidhje izraelito-palestineze me dy shtete ne kufirin e 1967 sic e kerkon prej vitesh Bashkimi Evropian shume evropiane shohin nje shans unikal per negociata te reja. Me tej u vendos qe BE te mbeshtese me 200 milione euro per ndertimin e strukturave shteterore dhe luftimin e varferise shtetin e ri te Sudanit te Jugut.
Autor Christoph Hasselbach/ Auron Dodi
Redaktoi Eliana Xhani