E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove luftetaret e UCK vijojne greven

Ish-luftëtarët e UCK-së kanë hyrë sot në ditën e dytë të grevës së urisë. Gjendja shëndetësore e tyre nuk është përkeqësuar, por deri tani ata nuk janë vizituar nga asnjë zyrtar shtetëror.

Pavarësisht kësaj, ish-luftëtarët janë shprehur të vendosur të vazhdojnë grevën deri sa të jetë miratuar ligji për vlerat e luftës.

Kryetari i këshillit për të drejtat e luftëtarëve, Xhevdet Qeriqi ka deklaruar se vetëm një numër i vogël i grevistëve nuk ndihen mirë.

“Por greva do të vazhdojë deri në miratimin e ligjit për kategoritë e dala nga lufta. Kërkojmë garanci nga përfaqësues të Kuvendit të Kosovës”, ka pohuar Qeriqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›