Ministrat e LDK-se largohen nga Qeveria

Kryetari i Kuvendit Krasniqi Zgjedhjet te zhvillohen brenda vitit
Ashtu sic eshte paralajmeruar dhe ne harmoni me vendimin e Kryesise se LDK-se ministrat nga radhet e kesaj partie politike kane filluar dorezimin e posteve ministrore.
Deri ne keto momente doreheqjet i kane ofruar zevendeskryeministri Rame Manaj ministri i Pushtetit Lokal Sadri Ferati dhe ai i Drejtesise Haki Demolli.
Nderkohe nga Partia Demokratike e Kosoves e kryeministrit Hashim Thaci nuk ka ende ndonje reagim.
Perkohesisht Qeveria Thaci mund te vazhdoje nje lloj qeverisjeje me zevendesministrat qe do te mbeten ne funksione.
Anetaret e Qeverise nga radhet e Lidhjes Demokratike te Kosoves sipas zevendeskryeministrit Rame Manaj po i dorezojne detyrat dhe nga dita e hene perfundon partneriteti qeverises PDK-LDK
Ministrat do te bejne dorezimin e detyrave sekretareve permanente me procesverbal dhe ky eshte akti juridik i dorezimit ka deklaruar Manaj.
Qe nga dita e sotme kur LDK-ja edhe zyrtarisht terhiqet nga koalicioni qeverises topi eshte ne anen e PDK-se dhe kryeministrit Thaci qe te reagoje konform situates dhe te sjelle nje vendim qofte ai edhe per mocionin e votebesimit te Qeverise qe do te pasonte edhe me shperndarjen e Kuvendit dhe nisjen e procedurave per zgjedhjet e jashtezakonshme.
Ne Qeverine Thaci LDK-ja ka pasur nje zevendeskryeminister pese ministra dhe disa zevendesministra.
Perderisa PDK-ja si partia me e madhe eshte deklaruar se nuk do ta mbeshtese formimin e qeverise teknike zgjidhje e vetme mbetet procesi i zgjedhjeve te jashtezakonshme.
Se si do te shkohet ne kete proces ka disa menyra qe parashihen edhe me Kushtetute.
Nje prej opsioneve me te mundshme eshte ai i mocionit te votebesimit te Qeverise qe mund te ndermerret me nismen e kryeministrit Hashim Thaci apo nje grupi deputetesh.
Me votebesimin e Qeverise pason shperberja edhe e Kuvendit dhe nisja e afatit per zgjedhje te jashtezakonshme qe sipas Kushtetutes duhet organizuar jo me heret se 30 dite apo jo me vone se 45 dite qe nga data e shperberjes se legjislativit.
Zgjedhjet e jashtezakonshme megjithate pritet te sfidojne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve i cili do te duhet te nise tash nje proces te shpejte zgjedhor.
Kurse nga aspektet tjera mbetet e paqarte se si do te veprohet me buxhetin e vitit 2011 i cili nuk eshte i miratuar dhe me shperndarjen e Kuvendit do te mbetet si i tille.