E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Shqiperia arritje domethenese- politika ti pergjigjet interesit kombetar

18-10-2010 / Gazeta 55

Washingtoni kujton se ngerci politik ne Shqiperi duhet te tejkalohet me qellim realizimin e reformave per integrimin evropian


Shtetet e Bashkuara te Amerikes vleresojne se Shqiperia ka shenuar progres te ndjeshem ne rrugen e integrimit. Ky eshte konstatimi i zyrtarit te Departamentit amerikan te Shtetit Tom Countryman i cili i ka bere thirrje forcave politike ne Shqiperi qe te ndjekin ritmet progresive dhe te tejkalojne sa me pare ngercin politik. Shqiperia nuk ka ende nje situate politike te qendrueshme. Kete e tregon edhe kriza politike e cila ne shpresojme qe te kalohet- u shpreh Countryman duke theksuar se ngerci politik duhet te marre zgjidhje. Ndonese Shqiperia vitet e fundit ka arritur shume progrese duke e vene theksin tek anetaresimi ne NATO dhe tek kontributi i saj ne Ballkan Countryman ka shpresuar qe kjo situate te kalohet. Countryman ka folur edhe per Kosoven vendi qe sipas tij ka arritur progresin me te madh ne rajon. Kosova eshte nje vend i ri me nje krah pune ne moshe te re dhe me nje Kushtetute te perparuar qe mbron pakicat ka pohuar Countryman. Ai ka cilesuar si tejet te rendesishem dialogun me Serbine duke shprehur shpresen e tij qe BE ti jape atij drejtimin e duhur. Me tej Countryman ka folur edhe per Maqedonine e cila sipas tij ka ende pune per implementimin e Marreveshjes se Ohrit dhe per zgjidhjen e ceshtjes se emrit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›