Ministrat e NATO-s ne Bruksel
Ministrat e Jashtem te vendeve te Aleances se Atlantikut te Veriut nga Brukseli i kane dhene driten jeshile rifillimit te marredhenieve formale me Rusine. Mbledhja e pare ne nivel ministrash RUSI-NATO do te zhvillohet pas samitit te Prillit ku Aleanca do te festoje 60 vjetorin e themelimit. Ne punimet e ministerialit te Brukselit ka qene i pranishem edhe ministri i jashtem shqiptar Lulzim Basha i cili ka marre garanci nga homologet e tij se ne samitin e prillit Shqiperia do te jete anetare me te drejta te plota e NATO-s.