Obama turne ne Europe
Presidenti amerikan Barack Obama do te zhvilloje turneun e tij te pare ne Evrope qe nga ardhja ne kete post nga 31 marsi deri ne 5 prill.Turneu do te filloje me viziten ne Londer, ku do te mbahet dhe takimi i G20-es dhe do te vazhdoje me ndalesat ne France e Gjermani per te perfunduar me viziten e tij ne Republiken Çeke. Obama do te zhvilloje takime te ndara me presidentin francez dhe kancelaren gjermane. Lajmi u konfirmua nga Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton gjate qendrimit te saj ne Bruksel. Klinton gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara planifikojne te ftojne Iranin ne konferencen nderkombetare per Afganistanin qe do te mbahet ne fund te ketij muaji.Deklarata e shefes se diplomacise amerikane perfaqeson nje ndryshim te madh ne politiken e SHBA-ve.