Ministrat e jashtem te BE-se levdojne reformen kushtetuese ne Turqi dhe premtojne shperblim per Serbine

Shume levdata shprehen ministrat e jashtem per Turqine ku populli pranoi me shumice te qarte referendumin per kushtetuten. Megjithate edhe ata qe parimisht e mbeshtesin anetaresimin e Turqise ne BE i kane reduktuar pritjet e tyre dhe theksojne se referendumi eshte vetem nje hap i vogel perpara ne drejtimin e duhur.
Gjermania kerkon sanksione te ashpra per ata qe shkelin paktin e stabilitetit te euros
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sekretari i shtetit ne Ministrine e Jashtme gjermane Dr. Werner Hoyer.
Detyre e takimit te ministrave te jashtem ishte pergatitja e samitit qe do te mbahet te enjten 16.9.. Ne samit do te diskutohet ne radhe te pare per pasojat e krizes se euros. Sekretari i shtetit ne Ministrine e jashtme gjermane Werner Hoyer kritikoi ne Bruksel qe grupi i punes i BE-se ende nuk ka bere propozime konkrete per kete teme. Qeveria gjermane kerkon para se gjithash propozime per denime te ashpra kunder atyre qe shkelin rregullat per kufirin e deficitit. Berlini kundershton me vendosmeri idene e Komisionit te BE-se per ta bere ombrellen e shpetimit per vendet e rrezikuara nga falimentimi nje strukture afatgjate. Sipas Hoyer keshtu Komisioni rrezikon nje konflikt institucional.
Ndryshimi i qendrimit te Serbise ndaj Kosoves sukses i diplomacise evropiane
Ndryshimin e qendrimit nga Serbia ne konfliktin per njohjen e Kosoves ministrat e jashtem te BE-se e shohin si sukses te diplomacise evropiane. Keshtu u shpreh gjate takimit ministri i Jashtem belg Steven Vanackere. Sipas tij ministrat e jashtem te BE-se do te vendosin me 25 tetor ne Luksemburg nese do tia kalojne per shqyrtim Komisionit kerkesen per anetaresim te paraqitur nga Serbia ne dhjetor te vitit te kaluar. Nje numer vendesh anetare jane te mendimit se gatishmeria e presidentit serb Boris Tadic per bisedime me palen kosovare nuk duhet te mbetet pa shperblim.
Italia bllokon serish marreveshjen e tregtise se lire me Korene e Jugut
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Konkurrence koreano-jugore per makinat italiane - Hyundai ix35.
Ne rendin e dites te takimit te ministrave te jashtem ishte edhe marreveshja per tregti te lire me Korene e Jugut. Per here te dyte radhazi marreveshja deshtoi per shkak te kundershtimit te nje vendi anetar. Italia e cila i druhet konkurrences nga makinat koreano-jugore te cilat pas marreveshjes do te hynin pa dogane ne BE e bllokoi serish ate. Italia prodhon vecanerisht shume makina te vogla dhe do te ishte shume e prekur nga nje marreveshje e tille. Kryetari i radhes i Keshillit te ministrave te jashtem te BE-se Steven Vanackere shpreson tani miratimin e marreveshjes ne takimin e nivelit te larte kete jave
Jam i bindur se deri te enjten do te jete e mundur te arrihet nje marreveshje me Korene e Jugut. shte ne interes jo vetem te koreano-jugoreve por edhe te qytetareve evropiane te arrijne me shume rritje dhe mireqenie nga tregtia dhe jam shume i bindur se propozimet qe kemi bere jane te arsyeshme dhe mund te cojne ne nje rezultat te mire.
BE-ja shpreson qe nga renia e tarifave doganore te arrihet nje rritje e volumit te tregtise me rreth 20 miliarde euro. Nese palet bien dakord deri te enjten marreveshja mund te nenshkruhet deri me 6 tetor.
Autor Christoph Hasselbach / Eliana Xhani
Redaktoi Aida Cama