E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e rinj betohen ne Presidence

Zhvillohet në Presidencë ceremonia e betimit e katër anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave.

Ish-ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto do të jetë Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Panariti do të jetë Ministër i Punëve të Jashtme, Flamur Noka ministër i Brendshëm dhe Vangjel Tavo, ministër Shëndetësie.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekreteve të emërimit dhe formulës së betimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, zoti Aleksandër Flloko, Ministrat e rinj të qeverisë, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili u dorëzoi dekretet e emërimit dhe u shprehu urimet më të mira dhe suksese në përmbushjen e detyrave të tyre të rëndësishme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›