E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce nis rikonstruksioni i bulevardit

Kane nisur te hidhen hapat e pare per rikonstruksionin e Sheshit para Katedrales ne qytetin e Korces qe do t'i sjellin atij nje pamje te re. Ajo qe eshte pjesa me e preferuar e qytetit per turistet dhe vizitoret Katedralja "Ringjallja e krishtit" dhe sheshi para saj, tani do te kete imazh te ri me me teper gjelberim dhe atraksion.

Pas debateve dhe perplasjeve te shumta institucionale qe shkaktuan punimet per zgjerimin e trotuarit dhe ngushtimin e bulevardit tashme bashkia e qytetit ka vene ne zbatim projektin per me teper hapesire per qytetaret.

Me nje fond prej rreth 68 mln lekesh eshte parashikuar realizimi i punimeve dhe pas 3 muajsh qytetaret do te kene nje shesh te konturuar me me teper hapesira per kembesoret, por edhe me teper gjelberim.

Siperfaqja prej 5500 metrash katrore do te shtrohet me pllaka cilesore ndersa nuk do te mungojne as bimet dekorative ndricimi i vecante si dhe nje shatervan per te ruajtur origjinalitetin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›