E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e rinj pas largimit te LSI-se

Zbardhen emrat që kryeministri Berisha pritet t’i dorëzojë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për të mbushur vendet e lëna bosh në kabinetin qeveritar pas largimit të LSI-së dhe pozicionimit të saj në opozitë.

Aldo Bumçi, aktualisht Ministër Kulture pritet të propozohet për postin e Ministrit të Jashtëm, ndërsa për vendin e lënë bosh në Ministrinë e Kulturës propozohet emri i shkrimtarit Visar Zhiti.

Florion Mima propozohet në postin e Ministrit të Ekonomisë, që mbahej nga Edmond Haxhinasto, ndërsa Halim Kosova propozohet në postin e Ministrit të Shëndetësisë, që mbahej nga Vangjel Tavo.

Ministria e Jashtme, ajo e Ekonomisë dhe Shëndetësia ishin Ikja e LSIRama: Ja pse ftova LSI-nëReagimet për largimin e LSI Meta: Pranojmë ftesën e PS-së tre dikasteret e që drejtoheshin nga LSI deri para vendimit të kryesisë së kësaj partie për të lënë qeverinë e për t’iu bashkuar koalicionit opozitar.

I vetmi emër që mbetet për t’u zbardhur është ai për postin e zv.kryeministrit që mbahej nga Edmon Haxhinasto, paralelisht me postin e Ministrit të Ekonomisë.

Ndoshta nesër do të jetë rasti për të provuar mazhorancën e re në Parlament, pa LSI-në, mazhorancë për të cilën kryeministri Berisha tha se ekziston, kur foli për riformatimin e qeverisë në bashkëbisedimin me gazetarët.

Mbledhja e fundit e qeverisë në praninë e përfaqësuesve të ekzekutivit kaloi e qetë, pa batuta apo komente mes kolegësh, edhe përpara se të vinte kryeministri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›