Rama Ja pse ftova LSI-ne

Kryetari i Partisë Socialiste ka zgjedhur blogun e tij personal edirama.al dhe rrjetet sociale për të shpërndarë një deklaratë ku arsyeton ftesën për koalicion me LSI-në, si kundërpërgjigje ndaj kritikave të shprehura në rrjetet sociale për këtë lëvizje të socialistëve.
“Kur shoh tërë ç’vlon në rrjetet sociale sikur unë, zëdhënësi i përditshëm i ëndrrës së Rilindjes, u ktheva befas në vrasësin e pamëshirshëm të saj, dy gjëra më rrotullohen nëpër mend. E para, që ëndrra e Rilindjes funksionon. Sepse nevoja për të marrë frymë lirisht në këtë vend që po mbytet në llumokracinë e Saliut është bërë jetike. Dhe e dyta, që për shkak se ëndrra e Rilindjes funksionon pozitivisht në imagjinatën e shumëkujt, duket sikur plot njerëz Ikja e LSIMinistrat e rinj pas largimit të LSI-së Reagimet për largimin e LSI Meta: Pranojmë ftesën e PS-së e kanë harruar që Rilindjen reale, atë të prekshmen përmes zbatimit të programit, PS mund ta bëjë realitet vetëm përmes pushtetit, jo përmes prezantimeve të fushatës”, shkruan Rama.
Rama thotë se ftesa për LSI-në ishte një detyrë ndaj mbështetësve të sinqertë të opozitës dhe ndaj vendit për të parë ndryshe 23 qershorin. Kreu socialist shton se ftesa për LSI-në bëhet për të ndalur manipulimin e zgjedhjeve.
“Unë 23 qershorin e shoh si ditën kur Saliu do të përpiqet në gjithë Shqipërinë të realizojë 8 majin e Tiranës më 2011. S’ka qenë shumicë asnjëherë qysh pas vitit 1992. Ka shtetin më të politizuar në kontinent, paranë e pistë, korrupsionin masiv zgjedhor, policinë krahinariste, shërbimin sekret të rikthyer rishtaz në polici politike, reparta të manipulatorëve të importuar që lëvizin qendër më qendër me karta identiteti falso. Ka të gjitha vrimat e botës së errët të krimit ku dalin urithët elektoralë që trembin njerëz”, shkruan Rama.
Duke e lënë pa krahë politikë, vijon Rama, e duke e zhveshur nga cdo lëkurë tjetër përvec asaj të PD, fuqia manipuluese e tij bëhet e pamjaftueshme për të mbytur opozitën me aritmetikën brutale të votave të vjedhura.
“Ja pse unë besoj megjithë zemër se ardhja sot e LSI-së në koalicion nuk është fundi, por vazhdimi i natyrshëm i një historie të re që ka nisur me projektin e një Rilindje Shqiptare, i një historie që kalon nga fitorja dhe vetëm fitorja më 23 qershor, si parakusht për të shkuar më tutje me Rilindjen. Unë vetë besoj po ashtu që LSI nuk do ta pengojë këtë projekt, ashtu sic besoj se nga ky bashkim nuk do të lindë një pjellë e së shkuarës, po një qeverisje e mirë për të ardhmen. Por sidoqoftë, këtë do ta tregojë koha dhe çdo dyshim të shëndetshëm sot, mbajeni në xhep”, thotë Rama.
“Ah, se harrova! Analistët A, B, C, që nuk lanë gjë pa thënë në emër të moralit nëpër banaqe web-faqe më kanë thënë plot gjëra interesante që në televizion nuk i thonë, por po ju them vetëm njërën: “Po nuk u bashkove me Ilir Metën ky vend mori fund, sepse do na lini me Saliun edhe katër vjet!”, përfundon Rama shkrimin e tij.