E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat lexojnë BalkanWeb dhe në mbledhjen e fundit

TIRANE-Mbledhja e sotme e qeverisë ka qenë e fundit dhe po kështu edhe fjalimi i Berishës si kryeministër në largim. Por, kjo nuk pengon ministrat e tij të navigojnë në internet dhe për të lexuar lajmet të zgjedhin BalkanWeb.

“Besnikët” e portalit të lajmeve BalkanWeb, ministrat Genc Ruli e Sokol Olldashi, edhe në ditën e fundit të mbledhjes së kësaj qeverie, vazhdojnë të lexojnë agjencinë më të klikuar të lajmeve në vend, BalkanWeb. Kameramani e News24 Enri Banaj fokuson ministrat që hapin BalkanWeb ndërkohë që kryetari i qeverisë po akuzon kryeministrin që do të ulet shpejt në atë karrige, z Edi Rama.

Nuk është hera e parë që ministrant e kabinetit Berisha “janë zënë mat” teksa lexojnë BW në momentet e mbledhjeve të qeverisë. Kjo vërteton se BW është tashmë “ushqimi” i përditshëm mediatik jo vetëm dashamirësit e informacionit, por edhe për zyrtarët e lartë.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Ministrat lexojnë BalkanWeb dhe në mbledhjen e fundit të qeverisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›