Roboti japonez Kirobo shqipton fjalët e para nga hapësira
TOKIO- Kirobo, një robot i vogël android japonez i dërguar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, ISS, për të shoqëruar një astronaut bashkatdhetar, shqiptoi fjalët e para të një roboti në hapësirë, njoftuan projektuesit e tij.
"Më 21 gusht 2013, një robot bëri një hap të vogël drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne", tha roboti Kirobo, një frazë që na kujton shprehjen e Neil Armstrong të vitit 1969.
"Përshëndetje të gjithëve ju që jeni në Tokë ! Jam Kirobo. Jam roboti i parë astronaut në botë që ju flet. Gëzohem që ju njoh", shtoi ai në japonisht.
Imazhet e Kirobos në hapësirë u shfaqën për herë të parë dje gjatë një sesioni të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik në Buenos Aires.
Roboti deklaroi gjithashtu mbështetjen e tij për kandidaturën e Tokios për zhvillimin e Lojrave Olimpike në verën e vitit 2020. Kandidatura e kryeqytetit japonez konkurron me atë të Madridit dhe Stambollit.
Kirobo mbërriti në stacionin hapësinor muajin e kaluar, së bashku me 5,4 tonë pajisje dhe furnizime për ISS-në.
(d.b/BalkanWeb)