E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministres gjermane te edukimit i hiqet doktoratura

Bordi i një universiteti gjerman ka votuar për t’i hequr ministres së edukimit, Annette Schavan, titullin e doktoraturës, pas një hetimi të bazuar në akuzat për plagjiaturë.

Fakulteti i filozofise ne universitetin e Dyseldorfit vendosi se ajo kishte kryer “një mashtrim të qëllimsheëm nëpermjet plagjiaturës”. Ministrja ka mohuar akuzat dhe ka thënë se do ta apelojë këtë vendim.

kreu i fakultetit, Bruno Bleckmann, tha se ata e kishin “vendosur me votë të fshehtë, me 12 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim”.

Raporti i fakulteteit te filozofise thote se plagjiatura qendron ne 60 faqe nga 351 qe ka studimi i saj, raporton der shpigel.

Një debat më i hershëm për plagjiaturë i dha fund karrierës politike të ministrit të Mbrojtjes në Gjermani, në 2011.

Kur zonja Schavan u bë ministrja e dytë e qeverisë së Kancelares Angela Merkel, që akuzohet për kopjimin e doktoraturës së saj, në këtë rast nga një “blog” anonim, ajo këmbënguli se nuk kishte patur kurrë “dijeni mbi citimin e rremë të ndonjë burimi” dhe premtoi se do t’i përgjigjej akuzave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›