Video propagande nga Koreja e Veriut
Ëndrra e një te riu koreano-verior? Të jetë në bordin e një rakete, e cila sulmon Shtetet e Bashkuara të Amerikë.s
Është kjo videoja propagrandë e publikuar së fundmi nga sajti “uriminzokiri”, i agjencisë shtetërorë të shtypit në Korenë e Veriut.
Pamjet që përbëjnë dhe ëndrrën e këtij të riu tregojnë një qytet në flakë, pamje që të kujtojnë sulmet e 11 shtatorit të 2001 në Nju Jork.
“Tymi i zi shihet kudo në Amerikë. Duket se foleja e ligësisë është ndezur me zjarrin që ka filluar”, thuhet në tekstin e videos në gjuhën koreane.
“Ëndrra ime do të realizohet. Pavarësisht të gjitha skemave të imperialistëve per te na izoluar apo shtypur, vendi ynë si mali Baekdu do të bashkohet dhe do të rritet i fortë. Ata nuk do të mund të ndalin udhëtimin tonë drejt fitores finale” thuhet më tej në video.
Koreja e Veriut deklaroi në muajin janar se po planifikonte një test bërthamor të nivelit të lartë. Më parë ajo ka mbajtur teste të tilla në vitin 2006 dhe 2009.
Të dy erdhën pas testimit të raketave me rreze të gjatë veprimi, veprime këto që u dënuan nga OKB, që nga ana tjetër ndaloi testet me teknologji bërthamore.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar Korenë e Veriut për “pasoja të mëtejshme” nëse kryen një test të tretë bërthamor.