E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Basha Socialistet te shkojne ne Prokurori

Akuzat ndaj Agron Kuliqit zv.drejtor te policise se shtetit ministri i Brendshem Lulzim Basha i quan shantazhe politike dhe presione te socialisteve.

Cdo fakt qe disponon cdokush ta depozitoje kete prane organeve perkatese dhe askush nuk ka mbrojtjen e kesaj maxhorance per akuza ne shkelje te ligjit per perfshirjen ne korrupsion. Por ne te njejten kohe ju siguroj qe per mua si minister i Brendshem dhe per policine e shtetit eshte dhe do te trajtohet si i papranueshem cdo presion ndaj zotit Kulicaj apo cdo drejtuesi tjeter te larte te policise se shtetit tha Lulezim Basha minister i Brendshem.

Me heret ministri i Brendshem ka replikuar fort me perfaqesuesit e opozites ne komisionin e ligjeve. Keta te fundit duke shfrytezuar pranine e tij ne komision per nje projektligj qe unifikonte terminologjine per kartat e kane akuzuar ate dhe maxhorancen per korrupsion me dokumetat e identitetit. 13 kartat e falsifikuara qe Gramoz Ruci shfaqi ne Kuvend jane tashme objekt i hetimit te prokurorise sipas Basheshellip

Pertej retorikes politike kush mund ti kishte prodhuar keto karta dhe ne porosi te kujt. Sigurisht brenda struktures suaj. Ministria e Brendshme ka bere nje kallezim ne Prokurori ku ka lene rrugen e hapur pa paragjykuar nese ju ishit viktime e keqinformimit apo ishit ju qe perhapet me dashakeqesi keqinformimin tha Ministri Basha. Ky ka vetem nje emer dhe quhet deshtim tha deputeti i PS Sajmir Tahiri. Ndonese pa ndonje permbajtje impenjative politike drafti kaloi per miratim ne Kuvend vetem me votat e maxhorancese.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›