E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doreheqja e Sejdiut ne pikepyetje koalicioni LDK-PDK

Doreheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit te Kosoves ka vene ne pikepyetje jetegjatesine e koalicionit qeveritar mes te partise se tij Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe Partise Demokratike te kryeministrit Hashim Thaci.

Nje nga opsionet e mundshme qe po gjen mbeshtetjen edhe te perfaqesuesve te vendeve kryesore nderkombetare ne Kosove eshte organizimi i zgjedhjeve te parakohshme mundesi e cila nuk eshte perjashtuar nga kryeministri Thaci por as nga Lidhja Demokratike e Kosoves.

Ne jemi gjithmone gati per cdo variante edhe nuk lejojme qe te mbeten peng proceset demokratike per shkak te LDK-se tha Eqrem Kryeziu nenkryetar i LDK-se.

Sipas marreveshjes se koaliconit PDK-se i ka takuar posti i kryeministrit dhe kryeparlamentarit ndersa LDK-se posti i Presidentit. Por PDK sipas disa zyrtareve te saj nuk eshte e gatshme qe te pranoje nje president te ri nga LDK me mandat pesevjecar duke pasur parasysh faktin se pas nje viti zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme parlamentare.

LDK eshte mbledhur te marten per te diskutuar per hapat e ardhshem edhe ne raport me koalicionin qeveritar. Te njejten gje pritet ta diskutoje ne forumet e saj edhe PDK. Deri ne nje zgjidhje tjeter postin e presidentit do ta ushtroje kryetari i Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi i cili sipas Kushtetutes mund te ushtroje kete post deri ne gjashte muaj.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›