Ministri Basha Tirana me sistem sigurie evropian

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka prezantuar dje projektin Per nje Tirane te sigurt evropiane qe do te filloje ne kryeqytet per tu shtrire me pas ne te gjithe vendin
Per nje Tirane te sigurt evropiane. Nen kete moto ministri i Brendshem Lulzim Basha ka prezantuar dje projektin per krijimin e sistemit te videosurvejimit per te gjithe territorin e Tiranes. Ne prani te perfaqesuesve te pushtetit vendor Policise se Shtetit Ministrise se Arsimit universiteteve institucioneve bankare shoqerive te sigurimeve shoqerive te biznesit etj. ministri Basha ka bere publike detaje te projektit qe pritet te shtrihet me pas ne te gjithe territorin e vendit. Qe prej dites se sotme kryeqyteti do te survejohet nga kamera qe do te vendosen ne vende jo te dukshme nderkohe qe per ministrin Basha nepermjet ketij projekti synohet parandalimi dhe goditja efikase ne kohe e krimit. Monitorimi do te kryhet 24 ore ne 7 dite te javes dhe ka per qellim rritjen e sigurise publike ne Tirane si kryeqendra e vendit por mbi te gjitha synon uljen e krimit fale sistemit survejues permes teknologjise me moderne me kamera.
Mes te tjerash kreu i Ministrise se Brendshem ka bere me dije se ky projekt do te mundesoje vezhgimin pamor me kamera 24 ore ne 24 per gjithe territorin e Tiranes hyrjet dhe daljet e qytetit kryqezimet e rrugeve vendndodhjet e shkollave ambientet publike e social-kulturore bankat dhe tregjet e biznesit. Parandalimi i krimit zbulimi dhe ndjekja e tij goditja dhe dokumentimi i tij do te kene nepermjet ketij sistemi mbeshtetjen me te avancuar qe teknologjia bashkekohore ofron sot - u shpreh ministri Basha. Sipas tij Informacioni qe ofron sistemi do te percillet ne kohe reale ne qendren operative e cila e percjell gjithashtu ne menyre te menjehershme tek forcat policore ne terren. Ndersa ky sistem vezhgimi do ti vije ne ndihme edhe sherbimit ambulator shendetesor sherbimit zjarrfikes dhe sherbimeve te tjera per qytetaret dhe komunitetin. Ky sistem - theksoi ministri Basha - do te permiresoje ne menyre te ndjeshme sigurine publike prane shkollave ambienteve publike qendrave te biznesit dhe ne rruget e Tiranes dhe gjithashtu do te operoje ne kushtet e mbrojtjes se privacise se qytetareve bazuar ne normat dhe standardet e Bashkimit Evropian.
Basha eshte shprehur gjithashtu Projekti per vezhgimin e territorit te Tiranes do te filloje menjehere nga zbatimi dhe faza e pare e tij do te perfundoje ne muajin nentor. Ky projekt do te adoptohet me tej edhe ne qendra te tjera te medha te vendit ne Durres Vlore Fier Shkoder Korce dhe Elbasan. Bashkepunimi i policise me komunitetin dhe ne sherbim te komunitetit - tha ministri Basha - eshte dhe mbetet rruga e vetme per te shenuar suksesin e ketij projekti per forcimin e metejshem te rendit dhe sigurise publike per qytetaret e Tiranes dhe te gjithe vendit - ka thene ministri i Brendshem. Sipas tij Perdorimi ne rritje i teknologjise se informacionit dhe dixhitalizimi i sherbimeve mundesuan arritje te medha per qytetaret shqiptare nder te cilat me e prekshmja levizja e lire ne zonen Shengen.