Spazmat e pa kuptueshme te Rames
A ka arsye Rama per tiu trembur Bashes Ndoshta nuk eshte ende e qarte per pjesen me te madhe te qytetareve por iniciativa dhe projekte qe synojne te permiresojne jeten ne kryeqytet duket se e bejne spazmik dhe te pakontrollueshem kryetarin e bashkise qe e ka harruar detyren e tij ndaj qytetareve prej kohesh.
Sefundmi ishte nje projekt i Ministrise se Brendshme dhe iniciative e ministrit Basha per ta bere Tiranen nje qytet me te sigurt duke instaluar kamera ne rruget kryesore ai qe ka vene ne panik Partine Socialiste dhe kryetarin e saj. Rama i cili prej kohesh eshte duke u marre pergjithesisht jo me detyren e tij si kryebashkiak por me organizim protestash ka orkestruar po ashtu ne me pak se nje ore dy protesta kunder projektit.
Ne vend qe te perkrahte dhe te jepte ide ne ndihme te nje qellimi qe e ben kryeqytetin te ngjashem me simotrat e tij si Londra kryebashkiaku vetem de juro sulmoi permes veglave te tij ministrin Basha. Sulmi duket se eshte i bazuar thjeshte ne friken se Basha mund te jete kandidatura e PD per bashkine e kryeqytet gje qe ende nuk eshte bere me dije por qe mesa duket e le pa gjume Ramen.
Nga njera ane sulmet ndaj Bashes mund te duken si vijim i politikes agresive qe Rama dhe PS-ja e tij prodhojne keto dite por organizimi i tyre dhe ne bresheri pikerisht ne momentin kur prezantohej nje projekt qe ka per synim permiresimin e cilesise se jetes ne kryeqytetin e lene prej Rames ne meshire te fatit e perjashtojne kete skeme.
Edhe pse ende nuk ka asgje zyrtare rreth kandidatures se mundshme te Partise Demokratike per Tiranen Rama qe duket se e ndjen humbjen po sillet pak a shume si Don Kishoti dhe hidhet ne sulm kunder gjiganteve. Por duke qene se gjigantet ekzistojne vetem ne makthet e tij kreu ne largim i bashkise perfundon duke luftuar me eren. Themi me eren sepse mullinjte qe luftonte tragjikisht ne betejat prej nga dilte gjithmone i humbur i ngjashmi i tij Don Kishoti nuk gjenden ne Tiranen e cila kerkon te shkeputet nga amullia mesjetare ne te cilen e ka braktisur Rama.
Ndoshta pikerisht sepse per shkak te braktisjes Rama e ka te pamundur te kuptoje qytetin te cilit i ka marre shume duke mos i dhene asgje vec fasadave tashme bojedala ai shnderrohet ne spazmatik dhe sulmon kedo qe afrohet per te permiresuar Tiranen te cilen e percepton me shume si loder te veten qe tani po ia heqin nga duart.