E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Basha ngushëllon Fratinin

Ministri i Jashtëm Lulzim Basha i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij italian Z. Franco Frattini. "Me shumë trishtim mora lajmin e bilnacit tragjik të tërmetit që ra në zonën e Abruzzo-s, i cili provokoi humbjen e shumë jetë njerëzish, shumë të humbur dhe shumë dëme materjale. Me dhimbje të thellë dëshiroj t'Ju shpreh juve dhe familjeve të viktimave, ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe ndjenjat e një solidariteti të thellë", shkruan Ministri Basha në këtë telegram.Gjithashtu, në orët e para të mëngjesit, Ministri Basha pati një bisedë telefonike me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë, Z. Saba D'Elia, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›