E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidimi i Veliajt në Berat fut në sherr Erion Braçen me kryesocialistin Rama

Kryesocialisti Edi Rama në përpjekje për të eliminuar elementët e spikatur socialistë nga listat e kandidatëve për deputetë, po bën një fushatë dredharake elektorale brenda partisë së tij, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 Qershor 2009. Kryesocialisti Rama tashmë ka krijuar një strategji në përzgjedhjen e elementëve, strategji që ka në fokus të politikës së tij krijimin e një grupimi deputetësh, të cilët do ti qëndrojnë besnikë në rastin e humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit 2008. Duke pasur frikë se me humbjen e zgjedhjeve Edi Rama do të humbë edhe partinë, kërkon të ketë një mundësi që me një grup deputetësh të ketë në dorë një parti të tijën, e cila mund të jetë G99. Në kushtet aktuale, qarku i Beratit duke qenë zonë me elektorat të prirur drejt së majtës është kthyer në lakminë e një pjese të figurave kryesore në PS, si dhe një pjese të njerëzve që janë pjesë e grupimit Rama. Pozicioni në fund të listave të kandidatëve për deputetë, që Rama u ka ofruar emrave të PS nëpër zonat e tyre elektorale, ka ngjallur jo vetëm xhelozi por edhe pakënaqësi ndaj kreut socialist. Adoptimi i nga kryesocialisti Edi Rama, i djaloshit të Mjaft Erjon Veliaj, tashmë i angazhuar në politikë nëpërmjet lëvizjes G99 por për llogari të Ramës, ka shkaktuar krizë në strukturat e Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve parlamentare 2009. Përkushtimi i kreut socialist Rama ndaj Veliajt, ka arritur deri aty sa këtë të fundit ta vërë në krye të listës së kandidatëve për deputetë në Berat, duke degdisur në fund të listës emra të tjerë jo aq pa popullaritet të kësaj force të majtë politike, siç është Erjon Braçe. Burime pranë degës së PS Berat, bëjnë të ditur se tashmë lista e emrave të kandidatëve për deputet të PS në qarkun e Beratit ka marrë një orientim jo zyrtar, por që dihet se kush do të jenë kandidatët e parë përfitues gjatë procesit të zgjedhjeve. Sipas burimeve brenda PS lokale, mësohet se në listën e kandidatëve të majtë për deputetë udhëheq lëvizja G99, me ish mjaftistin Erjon Veliaj. Të dytin në radhë, kreu i PS Edi Rama ka vënë Fidel Yllin, i njohur si biznesmen por dhe si ish kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar për disa vite me radhë. Në vendi i tretë, Rama ka pozicionuar Eduart Bejkon, i larguar nga radhët e LSI vetëm pak kohë më parë. Pilo Kërri, deputet i PSD, është lënë në vendin e katërt në listën e PS. Ndërsa poshtë tij, Rama ka vendosur deputetin aktual, njëkohësisht nënkryetar i grupit parlamentar të PS, Erjon brace. Të njëjtin fat, thuajse në fund të listës ka pasur edhe deputeti aktual i PS, Marko Bello. Lista e kandidatëve të majtë për deputetë vijon nga fundi me kreun e PS në Berat, Selman Hodon, i cili pasohet në mbyllje nga Majlinda Hajdari. Burimet e brendshme në degën e PS Berat shtojnë se kjo është lista paraprake por dhe më e mundshmja deri në shpalljen zyrtare. Në listën e hartuar nga kryesocialisti vihet re qartë renditja e deputetit aktual të rrethit të Beratit dhe njëkohësisht kryetarit të grupit parlamentar të PS, Erjon Brace. Në nga PS lokale mësohet se në fillim Brace ka qenë një nga kandidatët e parë të PS, por që për arsye të padeklaruara nga Rama, Braçe është postuar në vend të 5-të pas kandidatëve të tjerë.
Pretendimet e Ramës dhe mëria e Braçes
Burimet pranë degës së PS Berat kanë pohuar se renditja e Braçes në vendet e fundit të listës së kandidatëve për deputetë janë problemet e lindura nga qendra e PS të Tiranës dhe pikërisht mes Braçes dhe Ramës. Burime të sigurta nga dega e PS në Berat  bëjnë të ditur se kanë qenë mesazhet që i janë përcjellë Ramës nga anëtarësia e zonës së Braçes ku është dhe deputet, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre kundrejt deputetit Brace. Nga ana tjetër, një spostim i tillë në fund të listës emërore ka ngjallë  pakënaqësi dhe tek Braçe, i cili ditët e fundit ka lëvizur pothuajse i vetëm në qytetin e Beratit dhe i pashoqëruar me krerët komunës së tij ku është deputet. Ndërsa më shumë prioritet nga kryesocialisti Rama i është dhënë djalit të adoptuar prej tij, kandidatit Erion Veliaj. Ky i fundit ka filluar fushatën e sensibilizimit në zonën e Beratit për të votuar PS në zgjedhjet e ardhshme. Veliaj është parë në Berat, i shoqëruar nga një grup i konsiderueshëm anëtarësh të Partisë Socialiste. Një vend të vlefshëm Rama ka menduar edhe për kandidatin Fidel Ylli, i cili teksa ndodhet i dyti në listë, duket se ka fituar një terren politik të konsiderueshëm edhe tek simpatizantët e PS për të qenë i zgjedhuri i tyre pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Gjithashtu një kandidat i përshtatshëm për të qenë i treti në listë, për të majtën e Ramës është dhe Eduart Bejko, i cili këto ditë është parë bashkë me Braçen gjatë një konference për shtyp që ka dhënë në lidhje me problemin e zhvatjes së pronësisë publike, në pronë private nga qeveria Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›