E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Bode u shpjegon heqjen e TVSH-se fermereve te Libonikut

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka garantuar fermerët ne Libonik te Korçës, se qeveria do të vijojë të financojë projektet në mbështetje të bujqësisë, duke e bërë atë konkurruese edhe në tregjet rajonale.

Prodhimet e fermerëve janë katërfishuar, thotë Ministri i financave Ridvan Bode.  Ndaj qeveria do të vijojë të financojë projektet në mbështetje të bujqësisë. 
Vendimin më të fundit të qeverisë për heqjen e TVSH-së për makineritë dhe imputet bujqësore , për ministrin Bode do te thotë më shumë ta ardhura për fermerët. 
Bode i beri këto deklarata gjatë një takimi festiv,me rastin e 22 vjetorit të degës së PD në komunën e Libonikut. Aty ai ftoi shqiptarët që në 23 qershor ,të votojnë për të rrëzuar murin e bllokimit dhe për ti hapur rrugë ëndrrës europiane të të gjithëve. 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›