E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Largohem nga PS nese sbehem Kryeminister pas 23 qershorit

Edi Rama do të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste, nëse pas zgjedhjeve të 23 qershorit nuk do të arrijë të bëhet kryeministër i vendit. Kështu ka deklaruar ai në një i9ntervistë për gazetën kosovare “Tribuna”. Për të përditshmen ai ka folur edhe për fushatën elektorale të nisur tashmë. Në këtë intervistë Rama ka folur për “Rrugën e Kombit”, e cila sipas tij është projektuar nga qeverisja e partisë së tij kur Pandeli Majko ishte kryeministër. Ai ka folur edhe për propagandën negative ndaj tij në Kosovë që sipas tij, ia ka bërë kryeministri aktual Sali Berisha. Po ashtu, Rama ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se gjatë luftës në Kosovë i ka ndjekur themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së që qëndronin për çështje organizative në Tiranë.

Takimi në Malësinë e Madhe Mundësia që Edi Rama sheh për të fituar zgjedhjet, është dalja në pension e kryeministrit Sali Berisha. Kështu u shpreh ai në takimin në Malësinë e Madhe. Kryesocialisti, duke iu rikthyer premtimeve elektorale, u ndal në situatën në fshat. Madje ai kujtoi zhvillimin që ajo zonë ka pasur 6 shekuj më parë. Rama premtoi se nëse PS do të marrë pushtetin pas 23 qershorit, do të ndryshojë politikat për bujqësinë dhe blegtorinë, përmes subvencioneve dhe çeljeve të shkollave profesionale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›