E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Çeku viziton Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i FSK-së Agim Çeku, shkoi për në Mbretërinë e Bashkuar me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Andrew Murrison.

Ministri Çeku është i shoqëruar edhe nga komandanti i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së gjeneralmajor Rrahman Rama.

Gjatë vizitës Çeku do të pritet nga Ministri i Mbrojtjes Andru Morrison; Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar gjenerali Nikolas Haugton.

Gjatë qëndrimit atje, ministri Çeku dhe gjeneral Rama do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e organizuar nga Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst me rastin e diplomimit të kadetëve, në mesin e të cilëve në këtë ceremoni do të bëhet diplomimin edhe i dy kateteve të FSK-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›