Ministri Çuçi, i dorëzon zyrën pasardhëses së tij, Milva Ekonomi

Ministri Bledi Çuçi, i ka dorëzuar pasardhëses së tij Milva Ekonomit, zyrën në Ministrinë e Bujqësisë. Ekonomi është zyrtarisht ministrja e re e Bujqësisë, ndërsa gjatë mesazhit të saj të parë u shpreh se do të jetë gjithmonë e gatshme për të dëgjuar e konsultuar me bashkëpunëtorët e saj në çdo rast.
“Gjatë marrjes së detyrës nga Bledi Çuçi, u njoha më në detaje me punët e realizuara, por edhe me ata të planifikuara për vitin që vjen. Me ketë rast i sigurova bashkëpunëtorët e mi, se do ta jem gjithmonë e gatshme për t’i dëgjuar e konsultuar në çdo rast për procese të rëndësishme që kanë në fokus rritjen e qëndrueshme të produkteve bujqësore dhe përafrimin me praktikat më të BE, për një Bujqësi Europiane”, shkruan ministrja e re e Bujqësisë Milva Ekonomi.