E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri Gonxhe u bën thirrje të rinjve të aplikojnë: Garancia Rinore, ofertë konkrete brenda 4 muajve për punësim apo arsimim profesional

Garancia Rinore është programi më i madh i të rinjve, i mbështetur nga Bashkimi Europian, i cili synon të garantojë një portofol të plotë shërbimesh dhe programesh me qëllim integrimin e të rinjve në tregun e punës, brenda 4 muajve të parë të regjistrimit.

Për herë të parë në Shqipëri do të zbatohet pas miratimit në Kuvend programi i ri Garancia Rinore i cili u vjen në ndihmë të rinjve për punësim dhe arsim profesional.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se qëllimi i këtij programi është që çdo i ri që është i papunë, jo në arsim ose formim profesional, të marrë një ofertë konkrete brenda 4 muajve nga regjistrimi.

Gonxhja informoi se Garancia Rinore është iniciativë e mbështetur nga institucionet publike dhe e mbështetur nga BE.

Gonxhja vuri në dukje se, Garancia Rinore është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

“Miratimi i Programit Kombëtar prej 63,5 milionë euro synon të mbështesë 60,000 të rinj. Ky program i financuar nga Bashkimi Europian dhe buxheti i shtetit do të ofrojë: Mundësi punësimi; Formim profesional; Mbështetje për arsimim dhe Mbështetje për fuqizim institucional”, u shpreh Gonxhja.

https://www.facebook.com/share/v/1R45LJvhRi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›