E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Gonxhja: Kanë nisur përgatitjet e kantierit për restaurimin e Xhamisë së Muradies në Vlorë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka njoftuar nisjen e përgatitjeve të kantierit për restaurimin e Xhamisë së Muradies, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri. Sipas ministrit, ky projekt synon ruajtjen dhe restaurimin e këtij monumenti me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe kulturore. Punimet do të nisin së shpejti sipas standardeve bashkëkohore të konservimit, duke respektuar autenticitetin e monumentit.

“Kanë nisur përgatitjet e kantierit, nën mbikëqyrjen e DRTK Vlorë, për restaurimin e Xhamisë së Muradies, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri. Projekti, i hartuar nga IKTK në bashkëpunim me TİKA, synon ruajtjen dhe restaurimin e këtij monumenti me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe kulturore. Punimet do të nisin së shpejti sipas standardeve bashkëkohore të konservimit, duke respektuar autenticitetin e monumentit”, shkruan ministri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›