E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Gonxhja dhe homologia italiane Santachè riafirmojnë partneritetin e qëndrueshëm në turizëm

Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me Ministren e Turizmit të Italisë, Daniela Santachè.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal në fushën e turizmit, me synimin për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm, inovativ dhe të ndërsjellë mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Gonxhja theksoi se diskutimet përfshinë harmonizimin e standardeve turistike, lehtësimin e përvojës së udhëtarëve, zhvillimin e itinerarëve kulturorë, fuqizimin e aftësive profesionale dhe nxitjen e turizmit gjatë gjithë vitit.

“Takimi me Ministren e Turizmit të Italisë, Daniela Santache’, riafirmoi angazhimin tonë të përbashkët për një partneritet të qëndrueshëm, inovativ dhe të ndërsjellë në turizëm. Diskutimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, harmonizimin e standardeve, lehtësimin e përvojës së udhëtarëve, zhvillimin e itinerarëve kulturorë, fuqizimin e aftësive dhe edukimin e profesionistëve, si dhe zgjerimin e mundësive turistike gjithëvjetore. Ky takim konsolidon marrëdhëniet ndërkombëtare në fushën e turizmit,  për të vendosur standarde të reja për një turizëm inovativ dhe cilësor në vend”, shkruan ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›