Ministri Halimi merr mbështetje nga aktorët e sistemit të drejtësisë për paketën e drejtësisë penale
Halimi: Paketa forcon luftën ndaj kriminalitetit,duke ashpërsuar dënimet, duke i dyfishuar për veprat penale të rënda, dhe vendosjen e drejtësisë efektive për të garantuar vuajtjen e plotë të dënimit. Kreu i Euralius Joaquin Urias: Çështjet që trajton kjo reformë, janë në përputhje me shqetësimet kryesore ekzistuese në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së. Kjo është një reformë shumë moderne e kodit penal. Vendimet për ndryshimet në kodin penal janë përgjegjësi që mund të merren vetëm nga parlamenti. Nje nga pikat më të rëndësishme është shmangia nga mosndëshkimi dhe ndëshkimi i personave fajtorë. Noka: Opozita të ndalë aleancën me krimin, të votojë ndryshimet Bregu: Uroj që paketa të votohet në parlament dhe shpresoj të mos ketë fatin e 3 ligjeve. Llalla: Prokurorët do kërkojnë në gjykatë dënimet më maksimale me qëllim dënimin dhe parandalimin e krimit Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe kreu i misonit Euralius Joaquin Urias, prezantuan sot paketën e reformës në drejtësinë penale, e cila parashikon ashpërsimin e dënimit për këdo që kryen vepra penale. Në krah të Ministrit Halimi ishin sot Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, Ministri Brendshëm Flamur Noka, kreu i OPDAT Michale Vaccaro, kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, kryetari i Gjykatës Kushtetuese bashkim Dedja, nënkryetari i Keshillit të lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa, sekretari i Komisionit të Ligjeve deputeti Viktor Gumi, kreu i gjykatës së krimeve të rënda Sandër Simoni , Avokati i Popullit, Igli Totozani etj. Ministri Halimi tha paketa përmban ligjet më të ashpra ndaj krimit në këto 20-vjet, ku 41 nenet e saj sjellim mesazhin e qartë: Forcimi i luftës ndaj kriminalitetit,duke ashpërsuar dënimet,duke i dyfishuar për veprat penale të rënda, dhe vendosjen e drejtësisë efektive për të garantuar vuajtjen e plotë të dënimit” Për ministrin Halimi: “Krimi urban duhet të zbrapset në të gjitha format e tij, ndaj dhe prezantojmë sot, më të vendosur se kurrë, një Paketë të Ashpër ndaj krimit, si një përgjigje e domosdoshme për zmbrapsjen e tij”. “Me këtë paketë penale, tha Halimi, dënimi minimal do të jetë 10 vjet burg pa të drejtë lirimi me kusht, për veprën penale të armbajtjes pa leje, si dhe 38 vjet pa të drejtë lirimi me kusht, nga 25 vjet që ishte më parë për kryerjen e veprës penale, si vrasje..etj, dhe në rast se veprat penale janë më shumë se 1 atëhere dënimi do të jetë i përjetshëm dhe pa të drejtë lirimi me kusht”, theksoi ai duke shprehur se kjo paketë thyen traditën e drejtësisë penale në Shqipëri. Ashpërsim të masave do të ketë për këdo që konsumon krim në familje, krim ndaj personave me uniformë, si polic, oficerë etj, si dhe këdo që ka ndërmënd të realizoj veprën penale të hakmarrjes, duke filluar nga 38 vjet në rastin më të mirë dhe burgim të përjetshëm në rastin më ekstrem, gjithmon pa të drejtë lirimi me kusht theksoi Ministri i Drejtësisë “Ne do kërkojmë garantimin e plotë të dënimit, në mënyrë që dikush të dënohet me 40 vjet burg pa pasur mundësi të lirohet pa pasur mundësi të paguajë avokatin, prokuroren apo gjyqtarin”. Ministri garantoi se në javët në vijim, paketa do të kalojë në Parlament dhe mazhoranca do të angazhohet që kjo paketë të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa kreu i misionit Euralius në fjalën e tij vlerësoi ndryshimet në kodin penal duke deklaruar se: “Përzgjedhja e fushave që trajtohen me këtë reformë, janë në përputhje me shqetësimet kryesore ekzistuese në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së. Dhuna në familje, krimi kompjuterik, veprat penale kundrejt zyrtarëve publikë, mbrojtja e minorenëve dhe të tjera të gjitha fusha të shqetësimeve ekzistuese në të gjithë territorin e BE-së, në mënyrë që të jetë e mundur të thuhet se kjo është një reformë shumë moderne e kodit penal. “ . z. Urias veçoi se “ një nga pikat më të rëndësishme është shmangia nga mosndëshkimi dhe ndëshkimi i personave fajtorë”. Por ai u shpreh se “ vendimet për ndryshimet në kodin penal janë përgjegjësi që mund të merren vetëm nga parlamenti dhe fakti që konferenca e sotme, është e hapur ndaj grupeve kryesore të interesit të drejtësisë përbën një shenjë shumë pozitive me synimin e integrimit të të gjithë atyre në procesin e vendimmarrjes në këtë fushë”. Flamur Noka, Ministër i Brendshëm, duke vlerësuar paketën e re të drejtësië penale i bëri apel opozitës që të dal nga tyneli i bashkëpunimit me krimin dhe të ndalë sulmin e paepur për të sulmuar shtetin dhe organet ligj zbatuese, dhe të radhitet në krah të uniformave blu në mbështetje të ligjit, pasi kjo do të ishte e vemtja mënnyrë që opozita ti japi një sinjal pozitiv qytetarëve duke ndalur aleancat me krimin dhe duke i’u rikthyer rrugës së drejtë”. Ministri i Brendshëm gjithashtu tha se kjo paketë është një aleate mjaft e mirë e agjencive ligj-zbatuese. “Ministria e Brendshme, tha ai, e konsideron këtë paketë si një armë në duart shtetit për të luftuar me forcë krimin, duke rritur cilëin e jetës, duke garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe duke dëshmuar serjozitet dhe profesionalizmin, që i takon një shteti ligjor”. “Kjo paketë, vijoi ai, gjithashtu inikurajon policinë e shtetit, duke i dhënë sigurinë në punën ne saj të përditshme, të ketë rritje të përformancës. Kjo paketë, do të kete impaktin kryesor tek sigura e jetës dhe pronës së shoqërisë shqiptare, pasi kryefjala jonë është zero tolerancë ndaj krimit, korrupiosonit dhe çdo lloj vepre penale, duke garantuar një mjedis të sigurtë për cilindo qytetar ligj-zbatues”, përfundoi ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu vlerësoi Paketën e ndëshkimit të dënimeve për disa vepra penale, të hartuar nga Ministria e Drejtësisë. Bregu uroi që opozita të votojë paketën pasi kjo nismë kërkon 3/5 e votave. “Më vjen mirë dhe Ministria jonë kontribuoi me propozime të një sërë ndryshimesh në nenet e kësaj pakete. Uroj që paketa të votohet në parlament pasi kërkon votimin me 3/5 dhe shpresoj të mos ketë fatin e 3 ligjeve”. Kryeprokurori Adriatik Llalla, edhe ai i pranishëm në prezantimin e kësaj paket, shprehu bindjen se prokurorët do kërkojnë në gjykatë dënimet më maksimale me qëllim dënimin dhe parandalimin e krimit. Llalla shprehu mbështetjen e institucionit që ai drejton në çdo nismë që ka si qëllim forcimin e ligji dhe luftën kundër krimit.
...