E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri Hoxha: 65% e shqiptarëve vlerësojnë Policinë, 82% ndihen më të sigurt!

Ministria e Brendshme prezantoi këtë të premte anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë dhe besimit tek Policia e Shtetit.

I pranishëm në këtë event ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha tha se 65% e qytetarëve mendojnë se siguria është e mirë ose shumë e mirë dhe 82% e tyre ndihem më të sigurt. Ai e cilësoi një histori suksesi punën e Policisë.

Hoxha: Kemi ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe vlera e përparime të realizuara me përpikmëri. Perceptimi i publikut është rritur ndjeshëm, si pasojë e një pune të palodhur, teknologjisë, transparencës, informim në kohë reale. Dëgjimi i shqetësimeve të publikut dhe bashkëpunimi me qytetarët, sepse siguria është detyrë e përbashkët e jona. Sot 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë të mirë ose shumë të mirë. 75% e qytetarëve mendojnë se respektohen dhe vlerësohen. 82% e qytetarëve ndihen më të sigurtë në zonat ku banojnë. Të dhëna që na ndihmojnë për më tej. Tjetër element është se Policia po arrin standardet e vendeve të Bashkimit Europian. Por ka edhe më shumë për të bërë, sidomos ato ngjarje gjatë natës. Në 12 milionë turistë që vizituan vendin vitin e kaluar, pati zero ngjarje kriminale në këtë kuadër. Një veçanti është projekti ‘smart city’ në të gjithë vendin, për të rritur nivelin e sigurisë edhe më shumë. Besimi nuk jepet, por fitohet, kemi punuar çdo ditë për ta fituar atë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›