E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Hyseni pjesëmarrës në takimin joformal të BE

Pragë-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Skënder Hyseni po merr pjesë sot në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së, Gymnich në Republikën çeke. Gjatë këtij takimi, i cili mbahet sot (28 mars) në Boheminë Jugore, ministri Hyseni pritet po ashtu të ketë një varg takimesh bilaterale me homologë nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor.

Ministri Hyseni ka udhëtuar drejt Pragës, pas përfundimit të vizitës së tij në Nju- Jork, ku mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ku edhe zhvilloi dhjetëra takime me delegacione të vendeve të ndryshme të botës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›