Holbrooke: Pjeswmarrja e Iranit, eshte perparim
Bruksel I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Afganistan dhe Pakistan, Richard Holbrooke, e cilësoi dje si "një përparim" pjesëmarrjen e Iranit në konferencën për Afganistanin të parashikuar më 31 mars në Hagë. "Ne mendojmë se iranianët dhe SHBA kanë disa interesa të përbashkëta në fushën e stabilitetit strategjik", në rajon deklaroi ai në kanalin publik amerikan PBS. "Kjo konferencë nuk është një konferencë amerikane, është një konferencë e OKB-së. Gjashtëdhjetë vende do të marrin pjesë aty dhe Irani është njëri prej tyre. Mendoj se SHBA e konsideron këtë si një përparim", tha ai.
Holbrooke e bëri këtë deklaratë pak pasi presidenti amerikan Barack Obama zbuloi strategjinë e tij të re në Afganistan, duke propozuar veçanërisht krijimin e një grupi të ri kontakti që përfshin vendet e rajonit, përfshi edhe Iranin.
Megjithë rivalitetin e tyre, Teherani dhe Uashingtoni janë që të dy armiq të betuar të talebanëve sunitë, që drejtuan Afganistanin nga 1996 - 2001.