Ministri Hyseni sot vizitë zyrtare në Maqedoni
PRISHTINE-SHKUP-Me ftesë të shefit të diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshoski, sot për vizitë zyrtare në Maqedoni do të qëndrojë ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni.
Siç njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë, përveç takimit me Homologun Milloshoski, Hyseni do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe kryeministri Nikola Gruevski.
"Gjatë takimeve me bashkëbiseduesit do të theksohet nevoja për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat karakterizohen në miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë", thuhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë Milloshoski dhe Hyseni do të diskutojnë edhe për zhvillimin e
bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe për gjendjen e përgjithshme në rajon.
Gjatë vizitës në Maqedoni do te realizojë takime edhe me drejtuesit e partive politike shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)