E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTV Europe Music Awards, Beyonce triumfon me 3 cmime

BERLIN- Në Gjermani u zhvillua ceremonia e ndarjes së cmimeve MTV Europe Music Awards ku triumfuan artistët amerikanë. Ylli amerikan, Beyonce rrëmbeu tre trofe, si këngëtarja më e mirë femër, video më e mirë dhe kënga më e mirë e vitit për “Single Ladies”. Repisti amerikan, Eminem coi në shtëpi trofeun në kategorinë “Mashkulli më i mirë i vitit. Një tjetër artist amerikan, Jay Zi triumfoi në kategorinë Best Urban ndërsa Nju Jorkezja me origjine Italiane, Lady Gaga u cilësua si zbulimi i vitit.
Legjendarët Irlandeze, U2 fituan në kategorinë “Best Live Act” për koncertin më të mirë të këtij viti.Një cmim shkoi edhe për grupin amerikan të rockut Green Day për stilin e tyre muzikor.

Evenimenti u përshëndet nga emra të tillë si Linkin Park, Katy Perry, Beyonce, Shakira etj.

Ceremonia endarjes së cmimeve MTV Europë Music Awards u zhvillua në Berlin për të përkujtuar rënien e murit të famshëm që ndante 2 Gjermanitë dhe  evenimenti u ndoq nga miliona teleshikues në mbarë botën.

MTV Europe Music Aëards është një nga eventet më të ndjekura mbarë botërore ku vlerohen artistët ndërkombëtarë më të suksesshëm në kontinentin Europian.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›