Ministri Imami Jemeni eshte nje qeveri aleate

. Transaksione te paligjshme me shtetas serbe malazeze dhe boshnjake qe po e perdorin territorin e shqiptar apo municionet ne Shqiperi per te furnizuar gjithe sulltanet qe sot ndihen ne veshtiresi. Kam dokumente qe deshmojne transaksionet. Ne kryejme transaksione armesh me shtetas serbe Ministria e Mbrojtjes dhe Meiko kane hyre ne marredhenie edhe me tregtare serbe. Euronews tregoi predhat tona kineze qe jane derguar si arme ne Libi ne raportin e OKB-se deshmohen predhat e armet qe jane derguar ne Jemen vetem per vitin 2009 e vende te tjera arabe - theksoi Brace .
Deputeti socialist hodhi dyshime edhe per perfshirjen e Ministrise se Mbrojtjes ne tregtine e eksploziveve te llojit C4 te importuar nga Irani. Po prape ne dokumente deshmohet se Ministria e Mbrojtjes ne 2007 ka pasur nevoje per eksploziv C4. Ndodhet me ne magazinat tuaja 3500 kg C4 i importuar nga aeroporti i Teheranit ne aeroportin e Rinasit Mund te provoni arsyet pse ministria kishte nevoje per eksploziv C4 dhe a ndodhet me ne magazina. Nese jo ku ka perfunduar
Marreveshja qe do te miratohet sot eshte nje ane por ajo nuk i jep zgjidhje transaksioneve te paligjshme serb apo boshnjake qe po perdorin territorin e Shqiperise - tha deputeti socialist i qarkut te Beratit. Shitjen e armeve e ka pranuar edhe vete ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili konfirmoi se ka pasur marreveshje tregtare per armet edhe me shtet arabe te cilat aktualisht jane kthyer ne qendra te trazirave.
Qeveria e Jemenit pavaresisht mendimit tuaj eshte nje qeveri qe lufton kunder terrorizmit dhe eshte nje qeveri aleate ndersa ceshtjet e demokracise jane ceshtje qe do te zhvillohen edhe ne Jemen si kudo tjeter por kjo nuk pengon qe te kryhen tregti te ligjshme me keto vende. Edhe une nuk kompleksohem se po thoni Jemeni. Ne 2009-en eshte lidhur nje kontrate qe nuk eshte realizuar. Po te doni ejani ne komision tu jap argumente shtese kur te trajtojme kete ceshtje - u shpreh Imami.