E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet banda e pasqyrave te veturave luksoze

Preh e grabitesve mjete tregtaresh dhe nje veture qe rezulton ne emer te nje oficeri policia

Tirane- Zbulohet banda e vjedhjes se pasqyrave te benzave ne kryeqytet vidhnin pasqyra te mjeteve te shtrenjta. Preh e keqberesve kane rene mjete te markes Mercedez- Benz C Klas 220 ne pronesi edhe te personave jo pak te rendesishem si nje ne emer te nje oficeri te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit si dhe dy tregtareve ne kryeqytet. Policia arreston nje nga te dyshuarit e krimit ndersa dergon per ndjekje penale ne gjendje te lire nje person tjeter te dyshuar pjesetare te grupit te vjedhjeve te pasqyrave.


Arben Xhafaj 29 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vjedhje te mbetur ne tentative u ndalua nga sherbimet e patrullave te policise se komisariatit nr.4 pasi u kap prej tyre ne flagrance duke vjedhur pasqyrat e nje automjeti ne kryeqytet. Nderkaq bashke me te patrullat e komisariatit nr.4 shoqerua edhe Joan Rustemi 27 vjec i cili do te ndiqet ne gjendje te lire nga prokuroria.


Nga verifikimet qe kane kryer efektivet e patrullave eshte mesuar se me 25 shkurt te ketij viti ne rrugen Thanas Ziko ne Tirane personat kane vjedhur pasqyrat e automjetit te markes Mercedez Benz C Klas me targa TR 1649 S i cili rezulton te jete ne pronesi te Entiol Xhelilaj oficer policie. Nderkaq ne fillim te muajit keta persona kane vjedhur po ne kete rruge pasqyrat e automjetit me targa TR 8710 K i cili rezulton te jete ne pronesi te biznesmenit Helidon Matlija. Vjedhjet e tyre kane vijuar me nje mjet po te markes Mercedez- Benz C Klas 220 ne fshatin Qesarake te komunes se Dajtit ku kane vjedhur ne dy raste.


Dy vjedhje te tjera i kane kryer ne datat 20 dhe 28 shkurt ne rrugen Thanas Ziko si dhe ne rrugen Siri Kodra ku kane vjedhur pasqyrat e dy Benz-avem C Klas dhe ML. Gjate kontrollit te ushtruar nga policia ne banesat e tyre ne cilesine e proves materiale u sekuestruan pasqyrash te automjeteve te ndryshme si dhe nje automjeti me targa TR 9839 P qe rezulton ne pronesi te nje tregtari nga Tirana.

Po ashtu policia bllokoi edhe sende te ndryshme si kapuca te zinj kacavida celesa qe sipas burimeve kane sherbyer per te realizuar vjedhjet. Ne total policia tha se dyshohet se personat te kene vjedhur pasqyrat e me teper 15 automjeteve ndersa tha se deri me tani kishte dokumentuar vjedhjet ne 8 raste.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›