E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me ministren hungareze: Të rrisim bashkëpunimin në arsim

Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me ministren e Arsimit në Hungari, Rozsa Hoffmann. Sipas zyrës së shtypit të qeverisë fokusi i takimit ka qenë rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve në aspektin arsimor.

Kryeministri i shprehu zonjës Hoffmann vlerësimet për arritjet e Hungarisë në sistemin arsimor si rezultat i reformave të ndërmarra, veçanërisht në arsimin e lartë, që lidhen me menaxhimin e universiteteve dhe skemën e financimit përmes kredive studentore.

Kreu i qeverisë theksoi se qeveria shqiptare po ndërmerr gjithashtu një reformë financiare të universiteteve dhe se modeli hungarez përbën një shembull për Shqipërinë në këtë drejtim.

Berisha dhe ministrja hungareze u shprehën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, rritjen e shkëmbimeve të studentëve dhe të përvojës midis akademikëve, të bashkëpunimit teknik e shkencor etj.

K.T/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›