E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ “Nuk më latë të bëj hajër në shtëpinë time”! Gruaja tenton të vetëdigjet, ndalet nga Policia

Një tragjedi është parandaluar pasditen e sotme nga efektivët e Rrugores në Tiranë të cilët ndërhynë menjëherë për të qetësuar një qytetare e cila paralajmëronte se do të digjte veten.

Në pamjet e publikuara në rrjet nga faqja Pisk, qytetarja e cila ndodhet para Prokurorisë së Tiranës, dëgjohet duke i paralajmëruar efektivët: “Jo jo, mos më prekni me dorë, do të digjem”.

Efektivët e rrugores shikohen duke iu afruar pranë qytetares për ta qetësuar.

“Nuk më latë të bëj hajër në shtëpinë time, Policia e Kamzës tallet me mua”, shton më tej qytetarja.

Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Policisë. Pritt që në vijm të dalin detaje të reja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›