E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Kosova: Paratë e spitaleve shpërdorohen

Gazeta Shqip

Prezantohet drejtori i ri i spitalit Nënë Tereza, ikën Rrushi vjen Bushati 

halim kosovaParatë e dhëna nga buxheti i shtetit për spitalet në vend nuk shkojnë aty ku duhet. Ato shpërdorohen, nuk menaxhohen mirë, si dhe nuk shkojnë te pacienti. Këto deklarata janë bërë dje nga ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, në prezantimin e kreut të ri të spitalit më të madh të vendit.

Ministri prezantoi dje drejtorin e ri të qendrës spitalore universitare Nënë Tereza, Helidon Bushati, i cili ka zëvendësuar drejtorin Edmond Rrushi. Prezantimi është bërë në prani të shefave të shërbimit në Qendrën Spitalore Universitare dhe drejtoreshës së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Situata në spitale është e papranueshme. Kam krijuar këtë bindje në veçanti gjatë kësaj jave në inspektimet që më është dashur të bëj në disa spitale në Tiranë, por edhe në rrethe. Kam bërë disa verifikime për të parë sesi paratë e buxhetit të shtetit për shëndetësinë arrijnë te pacientët. Nuk është se buxheti i shëndetësisë është i njëjtë me gjendjen e spitaleve. Kam përshtypjen se ai nuk shkon në vendin e duhur. Është e njëjta gjë që ndodh me ujësjellësin: uji në burim del i pastër, por humbet rrugës nga ndërhyrjet e paligjshme. Besoj se ndani të njëjtin mendim me mua dhe e ndieni një gjë të tillë kur iu duhet të firmosni recetat për pacientët, tha Kosova.

Helidon Bushati është diplomuar në Universitetin e Padovës, në Fakultetin e Shkencave Politike. Studimet në nivel master për karrierë diplomatike dhe funksione ndërkombëtare i ka kryer në të njëjtin universitet,

Vjen nga një eksperiencë e mëparshme si drejtor i përgjithshëm i burimeve dhe modernizimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjatë periudhës gusht 2007gusht 2010, drejtor i administrimit të pronës publike, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Me një përvojë akademike si pedagog i jashtëm në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale, njohës shumë i mirë i tri gjuhëve të huaja.

Ministri Kosova: Paratë e spitaleve shpërdorohen burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›