Ministri Krasniqi takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger me të cilin ka biseduar për të arriturat dhe sfidat në fushën e trashëgimisë dhe rinisë, dy segmente këto që MKRS dhe OSBE bashkëpunojnë në vazhdimësi.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka njoftuar ambasadorin me hapat që janë bërë në trashëgimi, në ruajtjen dhe promovimin e saj, si dhe në fuqizimin dhe përkrahjen e rinisë.
Për këtë të fundit, Ministri Krasniqi njoftoi ambasadorin se Qeveria tashmë ka miratuar strategjinë 2013-2017, e cila parasheh hapa konkret për përkrahjen e rinisë.
Ai tha se kjo strategji përveç tjerash ka si komponentë të rëndësishme punësimin dhe ndërmarrësinë, sportin dhe kulturën, edukimin jo formal dhe pjesëmarrjen e rinisë në jetën publike në vend.
Ministri Krasniqi falënderoi OSBE-në për bashkëpunimin e ofruar deri tash dhe shprehi përkushtimin që ky bashkëpunim të rritet.
Ambasadori i OSBE-së, Jean-Claude Schlumberger ka vlerësuar hapat që po bëhen në rini dhe trashëgimi.
Ai në veçanti ka përshëndetur themelimin e Komisionit për Zbatim dhe Monitorim. Ambasadori tha se OSBE-ja do të jetë e përkushtuar që në vazhdimësi të jetë një partnerë i institucioneve të Kosovës./Indeksonline/