E Diel, 1 Nëntor 2026

Vilanova lojtarëve: Shikojeni CD-në e Stambollit!

Tito Vilanova pavarësisht problemeve me shëndet nga Amerika e largët, po mundohet që të motivoj lojtarët e Barcelonës para ndeshjes së sotme me Milanin.

Trajneri spanjoll e ka porositur Jordi Rouran që në mesin e disa tretmaneve psiqike e morale për lojtarët e tij, para ndeshjes me Milanin ata duhet të shikojnë finalen e Stambollit mes Liverpoolit dhe Milanos.

Vilanova i ka thënë Rouras që lojtarët duhet të shikojnë se si mposhtet Milani dhe se si me shpirt luftarak rikthehet rezultati që dukej i pamundur për tu rikthyer.

Vilanova gjithashtu e ka porositur Rouran që lojtarët të futen në fushë me mendjen se rezultati është 0 me 0 dhe se asgjë nuk ka ndodhur nga ndeshja e parë.

"Impossible is nothing-Asgjë s'është e pamundur" është përmbledhja që Barcelona ka në CD për lojtarët e saj të cilën më herët e kishte përdorur edhe Pep Guardiola para një ndeshje në Ligën e Kampionëve, në të cilën finale Liverpooli ka fituar ndoshta finalen më të madhe ndonjëherë që futbolli ka patur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›